Sara Hoxha dhe Ledion Lico do të bëhen prindër për herë të tretë. Ishte Sara ajo që e ndau lajmin në rrjetet sociale përmes një foto të saj, bashkë me Ledionin.

“Këto dy fëmijë”, tha ajo për veten dhe partnerin e saj,-“Do të kenë tre fëmijë”.

London dhe Roman, do të bëhen me vëlla ose motër. Të dy djemtë mbajnë emrat e qyteteve ku janë ngjizur, Londër dhe Romë.

Duke qenë se çifti udhëton shumë, është e vështirë të përcaktosh emrin e fëmijës së tretë. Kështu që nuk na mbetet tjetër gjë, veçse të urojmë çiftin!