Situata në ishullin e Sazanit mbetet kritike edhe në ditën e 3-të të përballjes me flakët. Bimësia e dendur, tymi dhe era e fortë e kanë vështirësuar ndërhyrjen e trupave të ushtrisë, të angazhuara për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Si një ish-kamp ushtarak, në ishullin e Sazanit ka municione të pashpërthyera, të cilat përbejnë rrezik të shtuar për zonën.

Si pasojë e riaktivizimit të vatrës së zjarrit në zonën jugore të ishullit, 61 efektivëve të Forcës Detare dhe asaj Tokësore i janë shtuar edhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe forcat zjarrfikëse të Vlorës.

Ekspertët e fushës kanë vlerësuar se teknika më efikase në ishullin e Sazanin është izolimi i zjarrit duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth vatrës. Deri tani nuk ka pasur ndërhyrje nga ajri për fikjen e vatrave të zjarrit.