Dy ish-kampionët e Formula 1, Lewis Hamilton dhe Fernando Alonso kanë reaguar në lidhje me lajmin e Sebastian Vettel. Piloti gjerman deklaroi disa orë më parë se ky do të ishte sezoni i fundit në botën e Formula 1. Hamilton dhe Alonso, karriera e të cilëve është paralele me atë të Vettel, të dy e përshkruan atë si “një legjendë të sportit të Formula 1”.

Hamilton do të shprehej: “Jam i trishtuar kur dëgjoj se ai po largohet. Mendoj se ai është një nga pilotët më me ndikim në F1.” Shtatë herë kampioni i botës postoi gjithashtu një mesazh personal për Vettel në Tëitter, duke thënë: “Seb, ka qenë nder të të quaj konkurrent dhe një nder gjithnjë e më i madh të të quaj miku im. Të largohesh nga ky sport më mirë se sa e ke parë është gjithmonë qëllimi. Nuk kam dyshim se çdo gjë që vjen më pas për ty do të jetë emocionuese, kuptimplotë dhe shpërblyese.”

Alonso, i cili humbi në dy beteja të ngushta për titull me Vettel në 2010 dhe 2012 kur spanjolli ishte te Ferrari dhe gjermani te Red Bull, tha: “Katër tituj dhe jo vetëm një, je legjendë.Do të më mungojnë betejat në Formula 1.”Komentet e Hamilton dhe Alonso u shpërndanë në rrjetet sociale.