Njoftimi i Policisë:

Kapshticë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Itinerari”, për goditjen e një tjetër rasti të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me ata të DVP Korçë dhe autoritetet doganore.

Sekuestrohen 118 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Vihen në pranga 2 shtetas rumunë që tentuan ta trafikonin sasinë e drogës, nëpërmjet kufirit me Greqinë, me një automjet rulot.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Narkotikët dhe Trafiqet e Paligjshme të DVP Korçë dhe autoritetet doganore në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Itinerari”. …