Home AKTUALITET Sekuestrohet heroinë me vlerë 90 mln euro në Greqi, arrestohen shqiptari dhe...

Sekuestrohet heroinë me vlerë 90 mln euro në Greqi, arrestohen shqiptari dhe turku

29

Policia greke ka sekuestruar 23 kg heroinë dhe ka vënë në pranga 2 persona një prej tyre shqiptar. Mediat greke bëjnë me dije se droga vinte nga Turqia. Në prangat e policisë kanë rënë një shtetas turk, 50 vjeç dhe një shqiptar, 43 vjeç, të cilët dyshohet se janë anëtarë të bande ndërkombëtare të trafikut të heroinës.

Operacioni për arrestimin e tyre është kryer në autostradën Selanik-Athinë. 50-vjeçari ka transportuar me kamion ngarkesën ilegale, të cilën e ka importuar përmes Doganave të Kopshteve, në Evros.

Ndërkohë bëhet me dije se në parkun e makinave, afër daljes në Veria, turku është takuar me shqiptarin, i cili ka marrë dy çanta shpine që përmbanin gjithsej 23 pako heroinë, me peshë totale 23 kg dhe 126 gram.

Lëvizjet e tyre janë monitoruar nga policia, e cila ka ndërhyrë, duke ndaluar makinën e drejtuar nga shqiptari, të ngarkuar me drogë, ndërsa në të njëjtën kohë është arrestuar edhe i bashkëpunëtori i tij 50-vjeçar.

Sipas llogaritjeve, pas papastërtive heroina do të katërfishohej, duke kapur një vlerë prej 90 milionë eurosh, nëse shitej në treg.