Serbia ka porositur sasi të madhe ushqimi, në prag të nisjes së një lufte mes Ukrainës dhe Rusisë. Deklaratën e ka bërë Presidenti, Aleksandër Vuçiç, në një debat televiziv.

Ndër të tjera Vuçiç tha se autoritetet porositën 30 milionë kilogramë kripë dhe një milion kilogram bizele dhe fasule, si dhe 30 milionë kilogramë miell dhe qumësht pluhur.“Në një kohë kur e gjithë bota pret në mënyrë histerike që diçka të ndodhë mes Rusisë dhe Ukrainës, nuk mund të pretendoni se asgjë nuk po ndodh”, tha presidenti serb.

Balkan