Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph” ka thënë se Serbia është duke kërcënuar që ta ndez luftën e tretë Ballkanike.

Kryeministri Kurti në intervistën përmedian britanike ka akuzuar presidentin Vuçiq se po sillet sikur Gjermania mes dy luftrave botërore.

“Ata duan të sillen sikur të jenë Gjermania mes dy luftrave botërore: Nëse nuk do të na kënaqni, ne do ta shkaktojmë edhe një[luftë] tjetër. Sepse e kanë bërë një herë në vitet e 90-ta”, ka thënë Kurti.

Kurti tha se Serbia ka rritur tej mase shpenzimet për ushtrinë.

“Nëse i kontrolloni shifrat për shpenzimet ushtarake të shpenzuara në Serbi, të cilat vitet e fundit janë rritur në qiell. Për kë po i blejnë të gjitha këto?.Fakti që po e them këtë me shumë qetësi, është sepse e kam parë teksa muaj e vite më parë”, shtoi ai. “Është një analizë racionale – jo emocional”, ka thënë tutje Kurti.