2 shërbimet e tjera që do të prezantohen do të jenë suporti për ProRes video recording dhe opsione të reja editimi për fotografitë. Suporti për ProRes do të jetë një ndihmë e madhe sidomos për video editors, duke i dhënë atyre më tepër kontroll mbi pamjet që janë regjistruar.

Kur vjen puna tek fotot, Bloomberg raporton se iPhone-t e këtij viti do të ofrojnë një shërbim editimi të ngjashëm me filters, ku përdoruesit do të mund të vendosin një stil që parapëlqejnë për t’i aplikuar në fotot e tyre. Ndryshe nga filters, shërbimi i ri do të aplikojë ndryshime në elementë specifikë në fotografi, dhe jo në mënyrë uniforme në të gjithë foton.

Pjesa tjetër që përmendet në raportim ka të bëjë me atë që është folur prej kohësh: disa modele mund të vijnë me një ekran të upgrade-uar 120Hz LTPO dhe notch-i do të zvogëlohet dhe falë lëvizjes së boksit të vogël në pjesën e sipërme.

Akoma nuk ka një datë zyrtare se kur ne do të njihemi me linjën e re, por zakonisht Apple i prezanton produktet e reja gjatë muajit shtator.