Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kiev të Ukrainës, janë aktivizuar sërish alarmet që paralajmërojnë sulmet ajrore të ushtrisë ruse.

Kryeredaktorja e Sky News, Deborah Haynes, ka publikuar një video nga vendi i ngjarjes ku dëgjohen sirenat nëpër kryeqytetin e Ukrainës.

“Edhe këtë mëngjes janë aktivizuar sirenat, që alarmojnë banorët dhe autoritetet e sigurisë për sulme ajrore nga trupat ruse”, ka shkruar Haynes.
Ndërkaq mbrëmë ushtria ruse bombardoi kullën e televizionit të Kievit, ku si pasojë humbën jetën pesë persona.