Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe dhjetë janë në kërkim pas përmbysjes së një anijeje në ujërat në brigjet e shtetit amerikan Florida.

Zyrtarët e Rojës Bregdetare të SHBA-së thanë se një anije e madhe, në të cilën ndodheshin 20 persona, është përmbysur pranë ishullit Key West.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur dy trupa, tetë persona janë shpëtuar, ndërsa vazhdojnë kërkimet për dhjetë persona të tjerë.