SHKODER/ Të shtëna me armë janë regjistruar në zonën e Bardhajve. Një person humb jetën.

Nga një konflikt për motive të dobëta, shtetasi Mark Kodra 47-vjeç banues në fshatin Bleran Bardhaj, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Emiljano Ndou 25 vjeç, banues në Bleran Bardhaj.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Policia, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e brenda pak minutash e autorit të dyshuar të vrasjes. Polica ka sekuestruar armën e zjarrit tip ‘Kallashnikov’ me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.