Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me prishjen e paligjshme të Prestige Resort ditën e sotme nga inspektorët e IKMT-së

Sipas tij, resorti kishte vetëm një leje zhvillimi dhe jo një leje ndërtimi.

Një leje zhvillimi është njësoj me një leje ndërtimi sa ç’është një çertifikatë lindjeje baraz me një leje drejtimi!Të bësh viktimën e lirisë së medias pse t’u prish një pallat pa leje është njësoj si të bësh viktimën e dhunës policore pse s’të lënë ta ngasësh makinën pa patentë!”, shkruan Rama.

Por kryeministri duket se nuk e ka pasur mendjen kur ka firmosur dokumentin e Prestige Resort, i cili në kokë të vendimit thuhet shprehimisht “leje ndërtimi për objektin kompleks turistik Prestige Holiday Resort me vendndodhje në Golem, Bashkia Kavajë”

Në statusin e kryeministrit Rama kanë reaguar një numër i madh qytetarësh, të cilët kanë dalë kundër aksionit të sotëm të IKMT-së.

“Ku ishte shteti kur po bëhej shkelja e ndërtohej hoteli”, shkruan një komentues.

Ndërkohë që një tjetër ndjekës i faqes së kryeministrit shkruan “një leje me gojë është e barabartë me një leje me shkrim. Në çdo vend të botës kontrata me gojë njihet barabar me atë me shkrim…

Ndërkohë që një tjetër ndjekës i faqes së kryeministrit shkruan “një leje me gojë është e barabartë me një leje me shkrim. Në çdo vend të botës kontrata me gojë njihet barabar me atë me shkrim…”.

foto galeri