Ish kryeministri Fatos Nano vijon prej një jave i shtruar në një spital privat në Tiranë.

Ai ndodhet në reanimacion, i intubuar për shkak të një problemi kronik me frymëmarrjen.

Ndër të tjera sipas informacioneve fatmirësisht duket se gjendja shëndetësore e ish- kryeministrit është stabilizuar, parametrat e oksigjenit janë përmirësuar. Megjithëse ai vazhdon të qëndrojë i intubuar dhe nën mbikqyrjen e stafit mjekësor. Pritet që ish kryeministri të dalë nga intubimi dhe më pas të marrë mjekim normal.

Ish kryeministri është dërguar një javë më parë në spital nga familjarët e tij pak ditë më parë për shkak të komplikacioneve me frymëmarrjen. Ai është diagnostikuar me insuficensë respiratore, pamjaftueshmëri e mushkërisë për të funksionuar normalisht.

Ndër të tjera mësohet se Nano është përballur edhe më herët me një problem të tillë edhe më herët, ku është paraqitur në spital për të marrë ndihmën mjekësore./abcnews.al