Një histori me një fund të lumtur përfshiu dy të sapomartuar në Foggia, të cilët një ditë pasi i thanë “PO” njëri-tjetrit, makina e tyre u vodh dhe brenda ishin akoma veshjet e dasmës, fustanet e nuses, kostumi i dhëndrit dhe djalit të tyre të vogël. 

Surpriza e keqe për çiftin e sapomartuar erdhi mëngjesin pas dasmës, kur Rosalba dhe bashkëshorti i saj pas natës së parë të martesës u kthyen te vendi ku kishin parkuar makinën por ajo nuk ishte aty.  Automjeti, një Fiat Punto Evo, ishte zhdukur dhe bashkë me të edhe fustanet e nuses. Por çifti nuk u mjaftua vetëm me denoncimin në polici. Rosalba, bëri dhe një thirrje te  Foggia Today , ku i kërkonte hajdutit që ta mbante makinën por të paktën t’u kthente veshjet e  ceremonisë: “Ishte vërtet bukur. Do të doja shumë ta kisha dhe shihja përsëri fustanet e mia. Më ndihmo t’i gjej”, i drejtohej ajo hajdutit.

Apeli i nuses u bë menjëherë viral dhe shumë njerëz iu bashkuan thirrjes së Rosalbës dhe bashkëshortit të saj.

Dhe “mrekullia” ndodhi  sot në mëngjes. Makina e çiftit të sapomartuar u gjet mëngjesin e së mërkurës në via Zara në qendër të Foggia-s, e cila ishte vjedhur mëngjesin e së dielës menjëherë pas dasmës së tyre me fustanet e nusërisë brenda dhe me shënimin: “Hajdut po, por me zemër”.

Ishte një karabinier jashtë detyrës vuri re një makinë që bllokonte tranzitin dhe njoftoi policinë lokale: duke pritur patrullën, vuri re se brenda kishte fustane nuseje dhe kuptoi se ishte pikërisht makina e vjedhur disa ditë më parë. “Falënderojmë të gjithë njerëzit që kontribuan në zbulimin e makinës dhe mbi të gjitha të fustanit të nusërisë. Nëse nuk do të kishte një mobilizim të vërtetë, ky rezultat nuk do të kishte ardhur”, ndaj Pasquale, 36 vjeç, bashkëshorti i 37-vjeçares Rosalba, falënderon për gjetjen e makinës dhe mbi të gjitha fustanet e nusërisë. “Këtë mëngjes – thotë Pasquale – ne u kontaktuam nga komanda e Karabinierëve që na paralajmëruan për zbulimin. Nuk kam dëshirë t’i them asgjë hajdutit, edhe sepse nuk mendoj se është penduar.

Top Channe