Lançohet portal për konsumatorët.

Të gjithë qytetarët e Elbasanit  të cilët dëshirojnë që të marrin një shërbim apo të kryejnë një të tillë në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve tashmë nuk është nevoja që të shkojnë të paraqiten pranë zyrave të këtij institucioni por mund ta bëjnë nga shtëpia përmes telefonit apo kompjuterit.

Ujësjellës Kanalizime në Elbasan organizoi sot një aktivitet më qëllim informimin e qytetarëve për lançimin e platformës së portalit kombëtar të konsumatorëve . Ky portal i cili do ti shërbejë  qytetarëve për të marrë  informacione të ndryshme si dhe kryerjen e shëërbimeve  online siç janë pagesat.

Shërbime të ndryshme në kohë reale.Ky projekt u bë i  mundur me mbështetjen e qeverisë gjermane.