Një zënkë për motive banale ka agravuar në përdorimin e thikës në ambientet e “Plazhit të ri në qytetin” e Sarandës.

Si pasojë e konfliktit mes dy 16-vjeçarëve, njëri prej tyre, shtetasi me inicialet B. A., është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës për shkak të goditjes me thikë që ka marrë nga bashkëmoshatari i tij me inicialet O. H.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes, si dhe ka sekuestruar mjetin prerës, ndërkohë që materialet u referuan në prokurori për veprime të mëtejshme.

Njoftimii plotë i policisë: Sarandë/Plagosi më mjet prerës (thikë) një 16-vjeçar, pas një konflikti të çastit, vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet një mjet prerës (thikë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur me iniciale O. H., 16 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas, në vendin e quajtur “Plazhi i ri”, në lagjen nr.3, Sarandë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, e me pas ka plagosur me një mjet të mprehtë (thikë) bashkëmoshatarin e tij, shtetasin e mitur me iniciale B. A., 16 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Vrasje me dashje” , e mbetur në tentativë.