Përpara se Afganistani të “dorëzohej” në duart e talebanëve, personat e komunitetit LGBTQI ishin të rrezikuar për shkak të ligjeve.

Ata arrestoheshin dhe dënoheshin nga gjykata. Por pas pushtimit nga talebanët, situata mund të përkeqësohet edhe më tej për ta.

Një homoseksual rrëfen për BBC se në Afganistan nuk ka të ardhme për personat e këtij komuniteti.

“Edhe nëse talebanët do të pranojnë gra në qeverinë e tyre, në shkolla nuk do të pranojnë kurrë persona të komunitetit LGBT. Përkundrazi, ata do të na vrasin në vend po na zbuluan” – është shprehur i riu.