Një shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë në burgun e Malandrinos në Greqi.

Sipas raportimeve nga mediat greke, dy shqiptarë janë përplasur me njëri-tjetrin në burg dhe njëri prej tyre 30 vjeç ka plagosur bashkëkombësin e tij 39 vjeç.

Identiteti i tyre ende nuk është bërë me dije. Deri më tani, bëhet me dije se autori ashtu edhe i plagosuri vuajnë dënime të rënda me burg për krime të rënda.