Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Qënas të Fierit. Babë e bir janë plagosur me thikë pas një konflikti të çastit.

Policia ka kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A.B 39 vjeç banues në të njëjtin fshat.

Të plagosur kanë mbetur shtetasit H. B., 77 vjeç dhe A. B., 53 vjeç (babë e bir).

Shtetasi A. B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa shtetasit H. B. dhe A. B. ndodhen në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.