Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e të nxehtit afrikan. Sipas sherbimit meterologjik një nga qytetet më “të nxehta” është Elbasani ndjekur nga Berati. Ndërsa termometri shënon 40°C për qytetarët është bëre i vështire përballimi i temperaturave të larta sidomos kur duhet të levizin pasi infrastruktura lokale nuk ofron ambiente publike që të shërbejnë për pushim apo freski.
Gjatë një vëzhgim të bëre nga Egnatia News në qytet, rezulton se e vetmja çesmë në funksion është ajo pranë rrapit të Bezistanit, ndërsa dy çesmat simbol në hyrje të kalasë sikundër shihet nga pamjet nuk kanë ujë. Edhe pse në bulevardin kryesor vite më parë janë ndërtuar shatërvane ku veç funksionit dekorativ do të shërbenin për freskimin e qytetit jo të gjithe i janë funksional. Qytetarët shprehen se për ta është e vështire ti përballojnë temperaturat e larta. Kushtet ekonomike nuk u’a mundesojnë vendosjen e objekteve freskuese, ndërsa mendojnë se shtimi i hapsirave të gjelbra dhe i parqeve do ndihmonte në përballimin e ditëve të nxehta.
Fundjava pritet të jetë edhe më përveluese pasi sinoptikanët parashikojnë se termometri do ta kalojë vleren 40 gradë./Egnatia news