Policia e Vlorës dha detaje për ngjarjen e ndodhur në një berberhane të qytetit pasditen e sotme, ku disa të rinj u përleshën midis tyre. Të paktën katër shtetas përkatësisht 18 dhe 19 vjeçarë janë përleshur me 5 shtetas të mitur.

“Rreth orës 14:50, në lagjen “1 Maji”, në rrugë, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, shtetasit K. C., 19 vjeç, F. Sh., 19 vjeç, D. I., 18 vjeç, G. C., 18 vjeç me 5 shtetas të mitur, të moshave 14-16 vjeç.  Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe i kanë shoqëruar të gjitha këta shtetas, në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.