Ditën e djeshme 3 ekspertët e caktuar nga Gjykata e Apelit, kanë depozituar ekspertizën dhe gjetjet nga rindërtimi i skemës se krimit për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Në seancën e sotme, avokati i Arbër Palekajt kërkoi kohë më shumë për të parë ekspertizën e kryer.

Nga ana tjetër edhe Prokurori u u shpreh se nuk është njohur me aktet dhe ra dakord me kërkesën e avokatit të Arbër Paplekajt për të shtyrë seancën në mënyrë qe te njihen me ekspertizën dhe aktet.

3 ekspertët brenda akt ekspertimit nuk kanë pasur kohë për të ekzaminuar pamjet filmike. Dhe në këtë mënyrë nuk është bërë plotësimi i aktit të ekspertimit me pamje filmike.

Gjykata u ka kërkuar llogari ekspertëve se pse nuk e kanë pjesën e pamjeve dhe se duhet të ishin shikuar për të përcaktuar vendin e të përfshirëve. Sipas Gjykatës në pamje filmike shihet qartë vendi ku ndodhej e dëmtuara Xhensila Sota me uniformë, dhe më pas shihet teksa lëviz duke çaluar në drejtim të një makine. Sipas gjykatës këto pamje duhet te ishin të pasqyruara.

Gjykata tha se nuk janë pasqyruar dhe vendosja e automjeteve që kanë qenë në të dy krahët e rrugës.

Nga ana e tyre ekspertët thanë se kjo është thuajse një punë e pamundur për grupin e tyre. Ata kanë dalë në konkluzion se janë gjetur dy grupe gëzhojash në vendin e ngjarjes. Rindërtimi është bërë sipas tyre në raport me gëzhojat se ku janë gjetur.

Eksperti Artan Rexhepi, shtoi se në ekspertizë për sa i përket videos nuk ka mekanizëm për cilësinë e pamjeve pasi sipas tij janë pamje të dobëta. Autori në video sipas tij bën disa hapa mbrapa dhe merr pozicionim për të qëlluar. Ai është shprehur se qitësi, 2 dhe 3 kanë qëlluar nga afër.

Eksperti Buda u shpreh se pamjet filmike janë parë. Por sipas tij nuk përcaktohet distanca se sa kanë qenë afër dhe distancat mes njeri tjetrit. Në pamje sipas tij nuk përcaktohen se kush dhe si kanë qëlluar në vend ngjarje.

Për prokurorin akti i gjithë nuk ka vlera. Kam një pyetje, a është i sakte ky akt, ke pjesë te marrim të plotë. Se ekspertët thanë nuk është mekanizëm i saktë.

Edhe vetë ekspertët thanë se akti nuk është i plotë për mungesë kohe.