Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë, në rrjetin e tij social ‘Instagram’, një foto me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, të bërë gjatë takimit të sotëm të Liderve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

Rama dhe Kurti duken se i kanë sheshuar mosmarrëveshjet e kohëve të fundit dhe shihen mjaft të lumtur në krahët e njëri tjetrit.

Pas tyre i buzëqeshur shihet dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, pjesëmarrës gjithashtu në samitin e sotëm.