Disa rrugë në qytet dhe në fshatrat e Lushnjes janë përmbytu si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë, të rëna gjatë 24 orëve të fundit.
Niveli i ujit në rrugën hyrëse në Lushnjë ka shkuar në rreth 30 cm lartësi. Është e kalueshme për automjetet, por duhet kujdes i shtuar.
Më problematike gjendja është në fshatra, ku për shkak të daljes së ujit nga shtati i kanaleve kulluese rruga kryesore drejt fshatit Golem është e pakalueshme.
Kjo rrugë, që lidh dy fshatrat Allprenaj e Shegas ka mbetur e mbuluar nga uji në gjatësinë 2 km.
Ujërat e kanaleve kanë mbuluar oborret e shtëpive dhe aksin automobilistik, pjesërisht edhe lagjen 18 tetori të Lushnjes.
Top Channel