SHKODËR- Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë një Shkodër, ku një 12-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri.

Së fundmi policia ka arrestuar Xh. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”(xhaxhai i 12 vjeçares).

Policia sqaron se ky shtetas u arrestua pasi në banesë mbante pa leje një armë gjahu, me të cilën shtetasi i mitur E. Gj. aksidentalisht  ka shkrepur armën në drejtim të motrës së tij, 12-vjeçares E. Gj., e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel