Një 30-vjeçare është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi dyshohet se i ka shitur çanta false si origjinale një klienteje me vlerë 36 mijë euro. Policia bën me dije s enë pranga ka rënë shtetasja me iniciale E.M, banuese në Tiranë.

30-vjeçarja dyshohet se i ka shitur një shtetaseje, 9 çanta si të markave, kundrejt çmimit 36 000 euro, me pretendimin se ishin origjinale.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja E. M. kontrabandonte çanta si të markave, në Shqipëri, dhe më pas i shiste ato online, me çmime të konsiderueshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.