Ajo që ndodh me trurin tonë në çastet e fundit të jetës ka qenë një mister prej shekujsh, mirëpo një studim i ri sugjeron se “jeta na kalon me të vërtetë para syve” në momentet e fundit.

Neuroshkencëtarët regjistruan pa dashur aktivitetin e trurit të një personi që po ndërronte jetë pasi po përdornin EEG për të gjetur dhe trajtuar konvulsionet e këtij pacienti 87 vjeçar. Kjo ishte hera e parë që shkencëtarët kanë regjistruar aktivitetin e një personi në momentin që vdes, tregon ekipi.

54542257-10541939-The_neuroscientists_accidentally_recorded_a_dying_brain_while_th-a-70_1645606239614.jpg

Valët ritmike të trurit të pacientit u studiuan dhe u zbulua se ishin të ngjashme me valët që regjistrohen në momentin kur një person po rikujton të shkuarën e tij, po mediton apo po sheh një ëndërr. Kjo gjë mbështet teorinë e njohur si “rikujtimi i jetës”, ku personat shikojnë të gjithë historinë e tyre në hapësirën e sekondave para se të ndërrojnë jetë.

Ne regjistruam 900 sekonda të aktivitetit të trurit rreth kohës së vdekjes dhe kryem një investigim specifik për të kuptuar se çfarë ndodhi 30 sekonda para dhe pasi zemra e tij ndaloi së rrahuri.” tha Dr Zemmar, neurokirurg.

54541379-10541939-image-a-57_1645604992418.jpg

Këto zbulime sfidojnë kuptimin tonë të momentit ekzakt se kur jeta përfundon dhe na bën që të mendojmë më tepër rreth pyetjeve të rëndësishme, si përshembull koha e duhur për dhurimin e organeve.” shtoi ai.

Ky studim tregon se është e mundur që gjatë vdekjes, truri të organizojë dhe të ekzekutojë një përgjigje biologjike që mund të shfaqet përtej species. Megjithatë këto përfundime po bazohen në një rast të vetëm të një pacienti 87 vjeçar i cili ka patur dëmtime dhe konvulsione.