Yjet ndërkombëtarë do të mblidhen sërish në festën që do zhvillohet në rivierën franceze. Organizatorët e festivalit më të madh kinematografik në botë deklaruan se ishin të sigurt se janë në gjendje të realizojnë eventin në bregdet, ndërkohë që në Francë masat për Covid-19 janë disi më të lehtësuara.

Festivali i cili kryesisht mbahej në Maj, u anulua vitin që shkoi për shkak të pandemisë, për t’u rikthyer këtë vit, nga data 6 deri më 17 Korrik. Ndërsa nuk pritet të ketë puthje dhe përqafime në tapetin e kuq, pas një edicioni hollivudian të Kanës linja e rikthimit përmban më pak emra të mëdhenj të yjeve amerikanë.

Në listën e 24 filmave konkurrues të preferuar për Palmën e Artë janë edhe disa filma që kanë në përmbajtje personazhe me maska. Dëshira për të marrë pjesë në garë është edhe Netflix i cili ka prezantuar disa filma, por kjo është kundër rregullave të Kanës pasi nuk lejohet shfaqja në kinema dhe nuk arritur një marrëveshje.