Duke nisur nga ora 12:00 po hidhet shorti i Champions League, i fundit i këtij sezoni, ku do të kompletohen katër duelet e çerekfinaleve, por edhe gjysmëfinalet e mundshme, me finale që do të luhet më 28 maj në Paris.

Tetë skuadrat çerekfinaliste janë: Real Madrid, Bayern Munchen, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Atletico Madrid, Benfica dhe Villarreal. Gjithçka është e mundur, përfshirë derbet e anglezëve dhe spanjollëve. Nuk ka më ndarje në vazo, shorti është i lirë dhe çerekfinalet do të luhen më 5 dhe 15 prill në një javë.

ÇEREKFINALET

Chelsea-Real Madrid

Manchester City-Atletico Madrid

Villarreal-Bayern Munchen

Benfica-Liverpool