PANORAMA PLUS/ Arbana Osmani është dashuruar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pse jo mund të shpërngulet atje në të ardhmen.

Moderatorja dhe partneri i saj Eduart Grishaj prej ditësh ndodhen në kontinentin amerikan ku kanë vizituar vende të ndryshme. Në një udhëtim vetëm me njëri-tjetrin, dyshja kanë ndarë në rrjetet sociale foto e video nga vizitat e tyre dhe ditëlindja e përbashkët në 7 maj.

Ndërkohë ajo që ka marrë vëmendje ka qenë një postim i Arbanës në Kaliforni. “Le të shpërngulemi këtu!” -shkruan ajo duke etiketuar Eduartin.

Aktualisht çifti i njohur i showbizit shqiptar po i dedikohen njëri-tjetrit. Ata janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Ndonëse moderatorja është në tremujorin e dytë të shtatzënisë deri tani nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës që po presin por në media aludohet se do bëhen me vajzë.