Futbollistëve të Kukësit u është kërkuar ta nënshkruajnë dokumentin nga stafi drejtues i ekipit të futbollit. Në këtë dokument, pasi ta kenë nënshkruar, lojtarët bien dakord që klubi nuk ka asnjë detyrim financiar kundrejt tyre.
Burime brenda klubit se futbollistët kanë 4-5 rroga të prapambetura të cilat nuk i kanë marrë ende. Për të zgjidhur këtë situatë, bordi drejtues i Kukësit u ka dhënë lojtarëve një rrogë dhe më pas u ka vënë në dispozicion dokumentin të hartuar nga vetë klubi, ku duhet të deklarojnë që nuk kanë më pretendime për detyrime financiare.

“Lojtari deklaron se Klubi i Kukësit i ka paguar lojtarit të gjitha detyrimet financiare kontraktuale dhe çdo pagesë tjetër për të cilën lojtari ka patur të drejtë në bazë të gjendjes së tij si lojtar i Kukësit, të tilla si, por pa u kufizuar në to, si detyrime kontraktuale, si performanca e ekipit, pagesa për bonuse për sezonin 2020-2021”, thuhet në këtë deklaratë.

Me anë të këtij dokumenti lojtarët duhet të heqin dorë nga disa rroga. Mirëpo, kjo ka shkaktuar pakënaqësinë e futbollistëve, të cilët nuk kanë pranuar që me dhënien e një rroge të heqin dorë nga pagat e tjera të prapambetura