Një shpërthim i fuqishëm pranë një stacioni hekurudhor në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, është raportuar nga një këshilltar i ministrisë së brendshme të Ukrainës.

Menjëherë pas raportit, presidenti i Francës Emmanuel Macron, i cili sapo ka filluar të mbajë një fjalim televiziv, tha se forcat ruse po bombardojnë kryeqytetin ukrainas.

Rusia dhe Ukraina do të bisedojnë për një armëpushim gjatë rundit të dytë të bisedimeve që do të mbahet më 3 mars, tha kryenegociatori i Moskës, teksa forcat ruse kanë vazhduar sulmet e tyre kundër qyteteve ukrainase. /abcnews.al/