Një shpërthim ka ndodhur në një karburant në Shkozet të Durrësit, duke lënë të plagosur dy persona.

Korrenspondentja e Klan News, Enkelejda Arapi, raporton se ka shpërthyer një bombol gazi në një pikë karburanti.

Për pasojë janë dëmtuar punonjësit e pikës së shitjes, 25-vjeçari me iniciale R. K. dhe 41-vjeçari me iniciale E. K., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar ekipet e emergjencës dhe kanë vendosur situatën nën kontroll