Një shpërthim i fuqishëm pranë një fabrike ku digjen mbetjet, ka tronditur qytetin e Leverkuzen në Gjermani.

Pesë punonjës janë zhdukur, dy janë plagosur rëndë, ndërsa disa të tjerë kanë marrë plagë po ashtu. Zyra Federale e Gjermanisë për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën e Katastrofave e klasifikoi shpërthimin në Chempark “një kërcënim ekstrem”.

Banorëve të Leverkusenit, i cili shtrihet 20 kilometra në veri të Këlnit, iu kërkua të “hyjnë brenda dhe të mbajnë dyert e dritaret mbyllur”.

Një person është raportuar i vdekur, sipas televizionit Welt, si pasojë e një shpërthimi të madh në një park industrial në qytetin gjerman Leverkusen.

Kompania menaxhuese, sipar REL, Currenta, ka thënë se pesë punëtorë janë të zhdukur dhe dhjetëra janë plagosur, disa prej tyre rëndë, si pasojë e shpërthimit. Shpërthimi ka nxitur alarm për “rrezik ekstrem”, si dhe ka shtyrë zyrtarët që t’iu bëjnë thirrje banorëve që të mbyllen brenda dhe të mbyllin dritaret.

Chempark ka brenda vetes kompani të mëdha kimike, përfshirë, Bayer dhe Lanxess. Currenta ka thënë se shpërthimi i 27 korrikut ka ndodhur në një zonë ku digjen mbeturinat. Sipas saj, zjarri tashmë është shuar.