Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës pranë një servisi makinash në fshatin Ishull-Shëngjin.

Nga shpërthimi raportohet se ka vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij sulmi me lëndë plasëse. Servisi është në pronësi të shtetasit Toli Mëhilli.