Policia ka dalë me një njoftim pas shpërthimit që ndodhi mëngjesin e sotëm në Sanxhak. Sipas forcave blu, shpërthimi ndodhi në verandën e banesës së Skënder Likës dhe shkaktoi vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në orët e para të mëngjesit, në Sanxhak, Kurbin, në veranden e banesës së shtetasit S. L., ka shpërthyer lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
