Pas shpërthimit me tritol në banesë, ka folur për mediat babai i Pëllumb Shpatit, shefit të Krimeve në Shkodër.

Ai ka thënë se shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka dëme të mëdha materiale në banesë. Gjithashtu ai ka treguar se gjatë momentit të shpërthimit ndodheshin 17 veta në banesën tre katëshe.

Sipas tij, kjo ngjarje ka ardhur për shkak të detyrës të së birit.

“Ishim 17 vetë, tre familje deri në kat të tretë. Ka shkatërruar çfarë ka qenë. Ka dëme në dritare, dyer, makina. Nuk e di se pse ka ndodhur. Unë kam qenë në gjumë. Mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës sepse ne nuk kemi ngatërresa me askënd. Nuk i kam borxh kujt. Kërkojmë që shteti të bëjë punën dhe të hetojë”, ka thënë babai i tij.

Kujtojmë se rreth orës se rreth orës orës 03:50, në lagjen Dobraç shpërtheu një sasi lënde plasëse pranë banesës së shtetasit Pëllumb Shpatit, i cili mban detyrën e shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Blutë e Shkodrës bënë me dije se si pasojë e shpërthimit ka dëme materiale në banesë si dhe në automjetit e Shpatit. Fatmirësisht nuk pati të lënduar.