Denise Holt, një gjyshe 80-vjeçare nga Chicago, u shpëtua pasi ishte marrë peng për 17 orë, e cila u zgjidh në një mënyrë të pabesueshme – me ndihmën e lojës popullore në internet Wardley.

Më 5 shkurt, ndërsa ishte vetëm në shtëpi në Illinois, e moshuara ishte e paqëndrueshme mendërisht ndërsa sulmuesi i hyri në shtëpi.

Siç tha Holt, teksa flinte në shtratin e saj, 32-vjeçari James Davis hyri në shtëpi dhe e kërcënoi me gërshërë. Ai ka qenë krejtësisht i zhveshur dhe i gjakosur pasi kishte prerë veten në xhamin e dritares, të cilin e ka thyer për të hyrë në shtëpi.

“Mendova se kisha mbaruar. Isha në shok. Thjesht doja të mbijetoja”, tha Holt, raporton bbc.

Hajduti e ka detyruar të moshuarën të lahet lakuriq në vaskë pas së cilës ka marrë dy thika nga kuzhina, ka fikur telefonin dhe e ka mbyllur në banjën e bodrumit.

Vajza e saj në Seattle vuri re se diçka nuk shkonte sepse nëna e saj nuk i dërgoi asaj një përgjigje për lojën Wardley, të cilën ata e luajnë çdo ditë.

Më pas vajza ka lajmëruar policinë, e cila erdhi për ta kontrolluar të moshuarën. Teksa kanë hasur në Davis, është dashur ndihma e ekipit të ndërhyrjes, e cila përfundimisht ka arritur ta arrestojë rrëmbyesin.