Në 61 bashki të vendit, janë hapur 5213 qendra votimi, disa prej të cilave janë qendra të veçanta, si ato në burgje. Votohet në dy fletë të ndryshme: ajo me ngjyrë të verdhë është për të përzgjedhur kryetarin e bashkisë, ndërsa ajo me ngjyrë gri, për të zgjedhur përmes partisë anëtarët e këshillit bashkiak. Për këto zgjedhje, janë regjistuar 44 parti politike, nga të cilat 38 parti janë jashtë koalicioneve, përfshi partinë më të madhe në vend, Partinë Socialiste e cila ka hyrë e vetme në garë.
Elbasani e Kamza e aplikojnë këtë proces për herë të parë, ndërsa Vora e ka ekpserincë të përsëritur, pasi e bëri edhe në zgjedhjet e pjesshme të vitit të shkuar. Ky proces ka kushtuar miliona euro, por KQZ po e eksperimenton me garancinë se fshehtësia e votës ruhet, nuk ka vend për manipulime, dhe se rezultati del brenda pak minutash nga mbyllja e qendrës së votimi.
Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Bora Muzhaqi ka dalë sërish në një deklaratë për mediat ku iu ka bërë thirrje qytetarëve të cilët nuk patën mundësinë të votojnë për shkak të problemeve të identifikimit elektronik.
“Qeveria e ka financuar masivisht KQZ për pajisjet e identifikimit dhe votimit elektronik prandaj nuk ka se si të mos na vijë keq për mosdhënien e shërbimit të identifikimit elektronik duke penguar mijëra zgjedhës për disa orë teksa KQZ nuk merrte vendimin më elementar për nisjen e votimit nëpër këto qendra.”
Ora 15:30 – KQZ Deri në 15:00 kanë votuar 29.51% e zgjedhesve me te drejte vote