Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar në Kuvend deklaratat e bëra nga mazhoranca për situatën ekonomike në vendin tonë dhe tha se janë katër paradokse të qeverive Rama.
“Arrita të konkludoj në 4 paradokset e qeverive Rama:
- Pune ka, nuk ka profesioniste.
- Profesioniste nuk ka, por Shqiperia ka rilindur
- Rilindja erdhi, Shqiptaret po ikin.
- Shqiptaret ikin por ne Shqiperi vazhdon rritja galopante!”.
Duke komentuar dhe vizitën në Ukrainë të kryeministrit Rama, Tabaku tha se “para se të bëjmë liderat në Kiev e cdo qytet tjetër të botës, lideri duhet bërë këtu, vendimet e rëndësishme duhen marrë këtu”.
Sipas Tabakut, kriza e çmimeve dhe mungesa e ndihmës konkrete nga qeveria “ka prodhuar më pak të ardhura për konsumatorët. Inflacioni ka nisur të ndihet që në verën e vitit të shkuar. Qeveria merr eurobond. Norma i inflacionit është rritur në mënyrë të drejtpërdrejtë me 1% në familjet shqiptare, borxhi publik shumë problematik.
Tjetër problem është në tregun bankar, problematike, ka shumë banka të nivelit të dytë që qendrën operative se kanë më vendet e BE por pronësia e tyre po ndryshon. BSH të kishte një reflektim për këtë.
Një situatë e pazakontë ekonomike, ku shifrat flasin për stakflacion, BSH ka nisur projekt digjitalizimi. Shqetësimi është aksesi në financa te shtresat e varfra si do merren pensionet, ndihma ekonomike, në këtë moment duhet të ishte fokusi tek këto kategori jo te projektet që për mua janë jashtë realitetit.
Kemi rritje ekonomike me bazë të gjerë? Jo, është rritur sektori i ndërtimit nga pagesat e rindërtimit në periudhë zgjedhjesh, nuk ka të gjithë sektorët që po prodhojnë e po ecin sic duhet në një vit rimëkëmbje.
Ligji i aministisë fiskale i hap rrugë një kapitali që në Shqipëri nuk duhet të ishte në diskutim, vendos rrezik të jashtëzakonshëm në drejtim të pastrimit të parave dhe në drejtim të një prej kritereve të integrimit”, tha Tabaku.