Nuk është se shënuan gola siç kanë bërë më parë. Dy nga lojtarët e kombëtares shqiptare ishin përballë në Serie A, në duelin Sassuolo-Inter që vlente vetëm për vendasit. Këta ishin Kristjan Asllani e Marash Kumbulla.

Mesfushori “Zikaltë”r, që ka pasur sezonin më të mirë të karrierës, me rrjeta e asiste për kampionët e rinj të Italisë, u paraqit mjaft mirë, ashtu si edhe mbrojtësi i Sassuolo, që dëshiron të kthehet në kohët e arta kur tundte rrjetat në Apenine. Ata ishin më të mirët në fushë në një duel që Sassuolo e fitoi 1-0, duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë në elitën italiane.

Asllani luajti 74 minuta, duke qenë aktiv në mesfushë. Kumbulla ishte për 90 minuta në terren dhe u tregua vendimtar në ndërhyrjet sidomos ndaj Alexis Sanchez. Agjencia e specializuar “Sofaskor” Iidha mbrojtësit notën 7.4, si më i miri i Sassuolo, dhe mesfushorit 7.5, më miri tek Interi.

“Sky Sport” pati 7 për Kumbullën, si një nga më të mirët, dhe 6.5 për Asllanin, gjithashtu të dalluar tek miqtë. “Eurosport” ishte paksa më I kursyer duke I dhënë Marashit notën 6 dhe Kristjanit vlerësimin 6.5. Nedim Bajrami për fat të keq nuk luajti asnjë minutë për Sassuolon, ndërsa skuadra nga Emilia-Romanja ka ende shpresë për mbijetesën, edhe pse ndodhet në vendin e parafundit. Pesë ekipe të tjerë që janë mbi të, mund të arrihen në javët e mbetura. /i.m /abcnews.al