Xhelozia ishte shkaku që shtyu 25 vjeçarin Qamil Taja i datëlindjes 1997 që të ekzekutojë Krisjana Brakaj e datëlindjes 2003 në Pire të Atikës gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës.

Sipas policisë greke, 25-vjeçari qëlloi mbi viktimën disa herë me pistoletë, plumbat e së cilës e kapën 19-vjeçaren në kokë dhe gjoks.

Në vazhdim 25-vjeçari Taja u dorëzua në rajonin e policisë në Pire, ku edhe u tha policëve se vrau për xhelozi bashkëjetuesen e tij.

lPolicia thotë se shkak për vrasjen ka qenë fakti se autori kishte zili patologjike për viktimën, ndaj së cilës ushtronte jo vetëm dhunë fizike por edhe psikologjike.

Çifti banonte në një hyrje në lagjen Kaminia të Pireut. Pikërisht brenda banesës së tyre u gjet edhe trupi i viktimës.

Top Channel