Në muajin që kur Moska pushtoi Ukrainën, ajo ka humbur rreth 15,800 ushtarakë, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Rusët humbën gjithashtu 530 tanke, 1,597 automjete të blinduara, 108 avionë, 124 helikopterë dhe 50 dronë, thuhet në një postim në Facebook .

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës shtoi se të dhënat po përditësohen dhe nuk mund të verifikohen për shkak të armiqësive intensive. /abcnews.al/