Nga Erion Murataj!

Shtatori po vjen!
Një popull që fle vdes!
Mos e harroni këtë, mos harroni as të shkuarën por gjithmonë duke parë nga e ardhmja. Fundja, për çfarë derdhim mund e djersë? Për të ardhmen apo jo?
Secili ka një mision kur trashëgohet. Po ne shqiptarët?
A vlen vuajtja , sakrifica dhe lufta e bërë në shekuj për të merituar përçmimin dhe shtypjen e atyre që u besojmë drejtimin?
Sot ju drejtohem pa lodhje, sërisht ju gjyshër, prindër dhe të rinj. Vjeshta duhet ti hedhë në tokë gjethet e vyshkura të kësaj klase politike. Ju duhe të jeni tufani që ti japi jetë të resë në pranverë.
Ju duhet të jeni shpresa e nipërve, motrave e vëllezerve tuaj që me guxim refuzojnë shtypjen pabarazineë dhe drejtesinë e padrejtë. Shqipëria nuk është plaçka e atyre që kanë vrarë shpresën.
Shqipëria është amaneti i të parëve, mundi i prindërve e gjyshërve dhe e ardhmja e fëmijve. Ndaj përulësisht ju kërkoj të gjeni kurajon të jemi bashkë.
Bashkë mundemi. Ndaj ndiq bindjen tënde, besoji të rinjve dhe do të kuptosh se treshja e pisët që të ka shtypur deri sot, është e neveritshme përballë të rinjëve që mbase nuk bindin në pamje të parë por e duan atdheun e familjen ashtu si ju i keni ushqyer.
Dhe mos harro, ke qenë dhe ti i ri.
Nuk ka luftë që nuk fitojnë të rinjtë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02o1LJCQ2kJk7nTFsYfeAm188YXq5514anD1ZvUbR8whuPvpA1RLZsBuQVveWRqQGjl&id=100008155980095