Një “shtëpi bari” është zbuluar këtë mbrëmje në fshatin Pobrat, në ish-komunën Kutalli në Dimal.

Sipas informacioneve paraprake janë shoqëruar 5 persona të cilët janë duke u hetuar.

Sakaq, dyshohet se një prej tyre ka qenë pjesë e  grupit kriminal që kultivoi kanabis në një karburant në Lushnjë, tek “Pushimi i shoferit”.

Personat e shoqëruar janë nga Fieri dhe Berati, sakaq priten të tjera arrestime.

Bëjmë me dije se Policia nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar.