Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Kavajë ku janë dorëzuar disa nga shtepitë e rindërtuara pas tërmetit tragjik të vitit 2019.

Ndër të tjera, Kryeministri Rama përsëri ka zgjedhur të ironizojë me opozitën me të njëjtat fjalë si dhe në qytete të tjera ku janë rindërtuar shtëpi pas tërmetit.

Rama i tha banorëve që morën shtëpitë në Kavajë se shtëpitë i përkasin atyrte dhe askush nuk ja merr dot, vetëm bravën mbase ia ndryshojnë ngjyrën.

“Nga momenti kur ju hyni në shtëpi jeni pronarë të këtyre shtëpive. Duke qenë se këtu jemi në një zonë me përmbajtje demokratike në aspektin politik. Maksimumi që mund t’iu ndodhë në të ardhmen është t’iu ndryshojnë bravën, ngjyrën e bravës se ccelsin nuk jua marrin dot. Askush më pas nuk mund të vijë neser e t’iu thotë ju duhet të paguani diccka. Këtë nuk jua bëjnë dot. Shtëpijat janë tuajat për t’u trashëguar, për t’i dhënë me qera dhe për t’i shitur nëse doni t’i shisni një ditë. Kjo është arsye tjetër për të qene krenar“, tha Rama.