Këtë pranverë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” do të ketë një rritje të ndjeshme të fluturimeve në linjat ekzistuese si dhe do të shtohen destinacione të tjera të rëndësishme.
Në këtë listë do të përfshihen edhe fluturimet direkte me Ukrainën prej muajit prill me low cost.
Prej muajit prill drejt këtij shtetit do të kryhen 14 udhëtime në javë drejt 4 destinacioneve të ndryshme.
Ndërkohë që duke nisur nga data 28 mars fluturimet direkte, 2 herë në javë do të shkojnë edhe drejt Dubait.
Diskutime mësohet se po bëhen edhe për shtimin e fluturimeve drejt Londrës dhe destinacioneve të tjera të kryeqendrave europiane.
Përfaqësuesit e Rinasit janë në bisedime dhe me kompani të tjera me çmime të ulëta për të rritur numrin e destinacioneve, të cilat aktualisht nuk operohen nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës
Në fund të janarit, Kastrati Group ka prezantuar një paketë e plotë investimesh me një total rreth 100 milionë Euro ku përfshihen përmirësimi i infrastrukturës, i cilësisë së shërbimeve dhe zgjerimi i kapacitetit akomodues të aeroportit.
Ora news