Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Dajçit.

Mësohet se një automjet është përplasur me një kamion.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet për persona të lënduar.

Ndërkohë një person ka mbetur i bllokuar në makinë si pasojë e shtrembërimit të automjetit.

Ndërsa forcat e zjarrfikëses janë nisur drejt vendit të ngjarjes për ta nxjerrë.

Ora news