Shtyhet me 3 ditë regjistrimi për nxënësit e klasave të 10-ta. Ministria e Arsimit dhe Sportit bën me dije në njoftim se afati i fundit për regjistrmin në gjimnaze për vitin e ri shkollor 2023-2024 do të jetë dita e hënë, datë 4 shtator, ora 23:59. Afati i mëparshëm për regjistrimin në gjimnaz ishte data 1 shtator.  Viti i ri shkollor do të nis me datë 11 shtator.

Njoftimi:

Shtyrje e afatit të regjistrimit, për vitin shkollor 2023-2024.

Të nderuar prindër dhe nxënës!

👉Procesi i regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2023-2024 për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar do të shtyhet deri më datë 04.09.2023 ora 23:59.