17 Gushti njihet si dita e shtypit Popullor, terësia e gazetave, e revistave dhe e botimeve të tjera që dalin rregullisht çdo ditë, çdo javë, çdo muaj a disa herë në vit. Dita e Shtypit Popullor njihet edhe si Liria e shtypit. Shqipëria renditet në vendin e 103 nga 180 vende në Indeksin e Lirisë së medias për vitin 2021 të hartuar nga organizatat Reporterët pa Kufij.
Krahasuar me një vit më herët Shqipëria ka rene 20 pozicione, si pasojë e situatës së përkeqësuar nga kërcënimet e pavarësisë editoriale, cenimin e integritetit fizik të gazetarëve nga krimi i organizuar dhe dështimin e shtetit shqiptar për t’i mbrojtur gazetarët edhe nga dhuna policore.

Indeksi bazohet në disa karakteristika për matjen e lirisë së medias në Shqipëri. Situata politike, kuadri ligjor, konteksti ekonomik, social-kulturor dhe siguria janë disa nga fushat të cilat janë vlerësuar me pikë në matjen që kryhet.

Sipas raportit, mediat private shqiptare më me ndikim zotërohen nga një pjesë e vogël e kompanive që kanë lidhje me politikanët, ndërsa operojnë në të njëjtën kohë në sektorë të tjerë sikurse ndërtimi.

Raporti thekson se vetëm një pakicë e vogël e mediave ka një model biznesi të qëndrueshme dhe financim transparent.
Te pyetur se si e vkeresojne lirine e shtypit ne Shqipëri qytetaret elbasanas per Egnatia News shprehen se shumë televizione jane te nenshtruar dhe jo afer popullit.

Liria e shtypit dhe media prej kohesh ka qene e rrezikur pasi ne vitit 2008 janë vrarë 60 gazetarë dhe punëtor të medies. Këto vdekje tragjike, së bashku me 900 sulme tjera kundër punëtorëve të medies, 29 rrëmbimeve të gazetarëve dhe mbylljen e 2000 organizatave mediatike, konsiderohet me të drejtë se e dëmtojnë aftësinë njerëzore për të kuptuar botën./Egnatia news